Numërimi mbrapsht: Abdixhiku paralajmëron dekretin për zgjedhje të jashtëzakonshme pas mesnatës

0 minutes, 33 seconds Read

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar hapur se nuk parashikon që vendi të bëhet me president të ri gjatë orëve në vijim të kësaj mbrëmjeje.

Sipas kreut të LDK-së, pritshmëritë janë përqendruar plotësisht në afatin e mesnatës. Ai theksoi se pas orës 24:00, pritet që presidentja Osmani të ndërmarrë hapat zyrtarë kushtetues.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në këtë kontekst, Abdixhiku pret që e para e shtetit të shpallë dekretin për shpërndarjen e legjislaturës aktuale të Kuvendit të Kosovës. Ky veprim do t’i hapte rrugë zyrtare shpalljes së menjëhershme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. /lajmishqip.ne

Publikime te ngjashme