Këshilltari ia zbulon Kurtit planin që të mos e dërgoj vendin në zgjedhje, ja si do veproj nëse opozita nuk merr pjesë në votim!

1 minute, 34 seconds Read

Sot deri në mesnatë duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit, përndryshe përfundon afati për këtë proces. Përderisa ka interpretime të ndryshme për pasojat nëse presidenti nuk zgjidhet, duket se për Vetëvendosjen është e qartë.

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ‘’nuk shkohet në zgjedhje’’. Po ashtu, ai ka thënë se, nëse partitë opozitare nuk marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, atëherë VV’ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, përcjell Express.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Postimi:

A shkohet në zgjedhje në mënyrë automatike nëse dështon raundi i tretë për mungesë kuorumi prej 2/3-ve?

Jo. Deputetët, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO29/11, janë të obliguar të marrin pjesë në tri votimet për presidentin.

Mospjesëmarrja e tyre nuk e dërgon vendin automatikisht në zgjedhje; përkundrazi, çështja dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi mospjesëmarrja përbën shkelje të Kushtetutës.

(Paragrafët 83 dhe 84 të vendimit KO29/11…):

83. Ne keto rrethana, te gjithe 120 deputetet e Kuvendit duhet te ndjehen te obliguar sipas Kushtetutes, Ligjit per deputetet, Rregullores se punes se Kuvendit dhe Kodit te sjelljes te marrin pjese ne seancat plenare te Kuvendit dhe te perkrahin procedurat qe parashihen aty, por mbi te gjitha, nje obligim vis-a-vis per njerezit e Kosoves qe i zgjodhen ata.

84. Zgjedhja e Presidentit te Kosoves, i ciIi sipas nenit 83 [Statusi i Presidentit] eshte Kreu i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e njerezve te Republikes se Kosoves, eshte e nje rendesie kaq te madhe, saqe te gjithe deputetet, si perfaqesues te popullit te Kosoves, duhet ta konsiderojne si detyre kushtetuese te tyren, pervec; nese ju lejohet nga Presidenti i Kuvendit, te marrin pjese ne proceduren per zgjedhjen e Presidentit siç; percaktohet ne nenin 86 [Zgjedhja e Presidentit] te Kushtetutes.

Publikime te ngjashme