Katari ka njoftuar se sot është sulmuar me raketa në orët e para të mëngjesit, shkruan Sky News.
Në anën tjetër ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka bërë të ditur se menjëherë ishin aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore për të interceptuar” raketat e lëshuara, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e sigurisë u kanë bërë thirrje qytetarëve të atjeshëm por edhe vizitorëve të shumtë, që të “ruajnë qetësinë” dhe të ndjekin “instruksionet zyrtare të autoriteteve kompetente”.
Ekipi i Sky News që po qëndron në Dubai thonë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme në Doha dhe se qytetarët janë futur nëpër strehimore.











