Vjosa Osmani krah Ukë Rugovës: Heshtja “e rëndë” e presidentes pas divorcit politik me Albin Kurtin

1 minute, 22 seconds Read

Presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar në mënyrë kategorike t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve, derisa po largohej nga ambientet e Kuvendit e shoqëruar nga deputeti i LDK-së, Ukë Rugova. Djali i presidentit historik ishte pranë shefes së shtetit fill pas përfundimit të seancës solemne, e cila u mbajt për nder të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pyetjet e gazetarëve u përqendruan kryesisht te paqartësia e nominimit të saj nga ana e Kurtit, si dhe te mundësia e një takimi koordinues gjatë orëve të pasdites me kreun e ekzekutivit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Sot shënohet Epopeja e UÇK-së. Ju lus të gjithëve që bashkërisht ta respektojmë peshën e kësaj dite”, ishte përgjigjja e vetme dhe e prerë e Osmanit, duke evituar çdo koment mbi krizën politike.

Kjo heshtje vjen fiks një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi refuzimin për ta mbështetur Osmanin për një mandat të dytë presidencial. Në vend të saj, tabori i Kurtit ka vendosur që ta procedojë kandidaturën e Glauk Konjufcës për postin e të parit të Republikës.

Në anën tjetër, shefja e ligjvënësve të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi mbrëmë se presidentes i ishin ofruar 30 nënshkrimet e nevojshme, por sipas saj, ato u refuzuan nga vetë Osmani.

Megjithatë, burime nga Presidenca kanë bërë të ditur se oferta në fjalë ishte thjesht një “manovrë formale” pa garanci për votat reale në Kuvend, të cilat tanimë janë zhvendosur tërësisht te kandidatura e Konjufcës./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme