Përplasja Presidencë-VV: Hysamedin Feraj paralajmëron rrezikun e “presidentit të pazareve” pa 80 mandate të mazhorancës

1 minute, 11 seconds Read

Presidenca ka potencuar zyrtarisht se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka mbështetur Vjosa Osmanin për postin e Presidentes, derisa tashmë janë vërejtur përplasje të hapura mes kabinetit të saj dhe taborit të VV-së.

Pas këtij zhvillimi alarmant, ka pasur një reagim të drejtpërdrejtë nga Hysamedin Feraj, zyrtar i lartë dhe ideolog i Lëvizjes Vetëvendosje.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ai ka vlerësuar prerazi se në rast se LVV nuk i siguron të paktën 80 mandate në Kuvend, Republika rrezikon seriozisht të mbetet pa udhëheqës shteti.

“Për më shumë se 9 muaj, Albini nuk arriti t’ia siguronte votat as vetes e as Glaukut për ekzekutivin, ndërsa tani po fajësohet pse nuk po ia siguron ato Vjosës brenda pak ditësh! Duket se nuk po i kuptojnë apo po refuzojnë t’i kuptojnë procedurat parlamentare dhe se kush saktësisht po e bllokon procesin e zgjedhjes. Pa fitoren mbi 50% të LVV-së, ne do të ishim ende pa një qeveri stabile.”

“Nëse LVV nuk arrin kuotën prej 80 deputetësh, do të mbetemi pa një President/e reprezentativ/e dhe, si pasojë, mund të përfundojmë me një figurë që del nga pazaret e pista politike. Ky do të ishte korruptim i vetë esencës së demokracisë që në hapat e parë. Mos po synohet ndoshta Fatmir Limaj?”, ka pyetur ai në përmbyllje të reagimit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme