Skema e fshehtë e bllokadës: Krasniqi zbardh synimin e LVV-së për ta instaluar Albulena Haxhiun në krye të shtetit dhe për ta kapur prokurorinë

1 minute, 4 seconds Read

Albert Krasniqi nga organizata “Demokracia Plus”, ka vlerësuar se në çdo situatë ku Lëvizja Vetëvendosje nuk i zotëron votat e mjaftueshme për synimet e saj, ajo parapëlqen bllokimin institucional përballë kompromisit politik.

Ai potencoi më tej se bisedimet e zhvilluara me subjektet opozitare nuk ishin asgjë tjetër pos një improvizim i pastër politik.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, strategjia e LVV-së ishte krijimi i një ngërçi të qëllimshëm që do të mundësonte emërimin e Albulena Haxhiut si ushtruese të detyrës së presidentes.

“Në momentet kur Vetëvendosjes i mungon mbështetja numerike, ajo instinktivisht zgjedh rrugën e bllokadës në vend të konsensusit. Takimet me taborin opozitar ishin thjesht një manovër për të krijuar iluzionin në publik se ekziston një vullnet real për zgjedhjen e kreut të shtetit”.

“E vërteta është se plani ka qenë i qartë: zvarritja e procesit deri në skadimin e mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani. Në këtë rast, vakumi do të plotësohej nga kryetarja e parlamentit, duke i hapur rrugë shumicës për ta vënë nën kontroll organin e akuzës dhe për të forcuar presionin ndaj rivalëve politikë”, përfundoi ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme