Prapaskenat e Presidencës: Donika Kadaj demaskon “kurthin” e Vetëvendosjes ndaj Vjosa Osmanit

0 minutes, 45 seconds Read

Donika Kadaj, këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje se janë të gatshëm t’i ofrojnë 30 nënshkrime për procedimin e kandidaturës së saj.

Ajo potencoi se ofrimi i mundësisë për të hyrë në garë sa për formalitet nuk mund të konsiderohet mbështetje reale, por një tentim i pastër për manipulim politik.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Mjaft më me lojëra manipulative! T’i mundësohet Presidentes hyrja në garë vetëm si shifër formale, pa i garantuar votat e nevojshme, nuk përbën përkrahje por një përpjekje për mashtrim”, ka shkruar Kadaj në llogarinë e saj në Facebook.

Ndryshe, kjo përplasje vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar propozimin e Glauk Konjufcës si kandidat për postin e të parit të shtetit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme