“Jeni mashtrues”: Hykmete Bajrami shpërthen ndaj Vetëvendosjes për çështjen e presidentit

1 minute, 32 seconds Read

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar “mashtrues” pas propozimit të Glauk Konjufcës si kandidat të vetëm për president dhe kërkesës që opozita të ofrojë emrin e dytë.

Bajrami vuri në dukje se në të gjitha proceset e kaluara për zgjedhjen e kreut të shtetit, ka qenë praktikë që partia propozuese të siguronte gjithmonë të dy kandidatët e nevojshëm për të përmbushur kriteret formale të garës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në reagimin e saj, ajo theksoi se pushteti i ka të gjitha mjetet për ta përmbyllur këtë proces pa pasur nevojë për emra nga opozita. “Jeni mashtrues. Me 66 vota që keni, mund t’i siguroni lehtësisht nënshkrimet për dy kandidatë. Historikisht, kundërkandidati është propozuar nga i njëjti subjekt që synon postin,” deklaroi ajo.

Sipas deputetes, krerët e VV-së janë të vetëdijshëm se posti i presidentit nuk mund të plotësohet pa një marrëveshje ose konsensus të gjerë politik, gjë që sipas saj po tentohet të shmanget përmes presioneve dhe lojërave politike.

Ajo shtoi se partia në pushtet po përpiqet sërish të përdorë “kartën e përgjegjësisë” ndaj të tjerëve, por paralajmëroi se këtë herë kjo strategji nuk do të funksionojë. Bajrami pretendon se VV është në një “rënie të lirë” dhe ka humbur mbështetjen edhe të atyre që i votuan në fund të vitit të kaluar.

“Sa më lart të ngjitesh, rënia dhemb më shumë. Në rastin tuaj, kjo rënie është e domosdoshme sepse jeni shndërruar në abuzues të vullnetit të popullit,” përfundoi deputetja e LDK-së në mesazhin e saj të prerë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme