Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka dhënë vlerësimin e tij rreth nominimit të mundshëm të Andin Hotit për postin e Presidentit nga radhët e mazhorancës.
Hasani bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar apo bisedë nga ana e z. Hoti rreth kësaj çështjeje.
Në një prononcim për Nacionalen, ai sqaroi se qëndrimi i tij në sallë varet tërësisht nga uniteti i Grupit Parlamentar të PDK-së. Megjithatë, ai theksoi se vota e tij do të jetë pro Hotit vetëm nëse subjekti i tij politik vendos të qëndrojë në seancë.
“Nuk jam i informuar për detajet. Nëse partia qëndron brenda, unë do ta jap votën time, por nëse grupi braktis sallën, as unë nuk do të qëndroj”, deklaroi Hasani për medie./lajmishqip.net









