Azdren Shala ka analizuar raportimet e fundit sipas të cilave Andin Hoti mund të propozohet zyrtarisht si kandidat për postin e Presidentit të Republikës.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Kosova Live”, Shala ka përdorur tone mjaft të ashpra, duke e cilësuar Hotin si një figurë “të padijshëm dhe të pandershëm”.
“Andin Hoti karakterizohet nga mungesa e dijes dhe ndershmërisë, andaj nëse Kurti e kandidon, ai do ta ofendonte rëndë Republikën; ekziston një rrezik real që opozita t’ia mundësojë kuorumin për ta zgjedhur. Do të ishte imazh i rëndë për shtetin që një person i padijshëm të tentojë ndërtimin e karrierës mbi fatin e babait të tij që ishte figurë briliante”, deklaroi Shala./lajmishqip.net









