Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar veprimtarinë e tij si një “instrumentalizim të qëllimshëm të familjeve për përfitime politike”.
Përmes një reagimi të ashpër në profilin e tij në Facebook, Behrami ka listuar disa prej familjeve që, sipas pretendimeve të tij, janë shfrytëzuar politikisht nga kreu i ekzekutivit përgjatë viteve.
“Fillimisht i keqpërdori familjet Balaj dhe Xheladini, pastaj atë Dehari. Më pas i erdhi radha familjes Zymberaj dhe Bunjaku, duke vazhduar me familjet Konjufca e Haxhiu. Në fund, u instrumentalizua edhe familja e shenjtë Jashari! Cila familje është në radhë tani?”, ka shkruar Behrami./lajmishqip.net









