Vazhdon perplasja Starmer – Trump: Britania refuzon përfshirjen e nxituar në luftën kundër Iranit duke kujtuar “mësimet e Irakut”

0 minutes, 55 seconds Read

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka pranuar se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka shfaqur hapur “mospajtimin e tij” me vendimin e Londrës për të mos u inkuadruar fillimisht në ofensivën ushtarake kundër Iranit.

“Përgjegjësia ime parësore mbetet vlerësimi i asaj se çfarë përkon me interesat kombëtare të Britanisë”, deklaroi prerazi Starmer, duke insistuar se u qëndron besnik vendimeve të marra, raporton BBC.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në një bisedë për “Telegraph”, Trump u shpreh se Starmerit “i mori shumë kohë” që t’i përgjigjej pozitivisht kërkesës amerikane për shfrytëzimin e bazave ushtarake britanike në sulmet “mbrojtëse” ndaj zonave raketore iraniane.

Ndër të tjera, Starmer potencoi se gabimet historike të luftës në Irak janë ende të freskëta dhe se Britania ka nxjerrë mësime të rëndësishme nga ajo periudhë.

“Çdo veprim i Mbretërisë së Bashkuar duhet të mbështetet domosdoshmërisht në një bazë të fortë ligjore dhe në një plan strategjik të mirëmenduar e të qëndrueshëm”, përfundoi ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme