Adriatik Kelmendi propozon dhjetë emra për Presidentin, ja kush janë figurat që mund ta bashkojnë skenën politike

0 minutes, 42 seconds Read

Gazetari Adriatik Kelmendi ka treguar 10 personalitetet që i plotësojnë kushtet për president konsensual.

Ai ka bërë me dije se Kosova nuk ka mungesë të figurave me peshë politike dhe institucionale që mund t`i shërbejnë vendit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Në profilin e tij në Facebook, ai ka përmendur emrat e 10 personaliteteve që i plotësojnë kushtet.

“Kosova nuk ka mungesë të figurave me peshë politike dhe institucionale, të cilët kanë parakushte për t’i shërbyer mirë vendit nga pozita e Presidentit, por ka mungesë të seriozitetit nga ata që i kanë numrat. Ja një listë prej dhjetë personaliteteve, të cilët do të mund të paraqisnin figura konsensuale dhe të dinjitetshme për President/e: Agim Çeku, Arianit Shehu, Atifete Jahjaga, Blerim Shala, Edita Tahiri, Gresa Caka, Muhamedin Kullashi, Rexhep Ismajli, Valdete Daka, Veton Surroi”, ka shkruar Kelmendi.

Publikime te ngjashme