Lidhja Demokratike e Kosovës, saktësisht Grupi Parlamentar i këtij subjekti, ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje të reja në këtë periudhë mbetet tërësisht e evitueshme për vendin.
Deputeti dhe zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka potencuar se ky subjekt politik shpreh gatishmërinë e plotë për të dhënë kontributin e duhur drejt zgjidhjes së këtij ngërçi institucional.
“Gara zgjedhore është e panevojshme dhe mund të evitohet në këtë fazë delikate; ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në përmbylljen e procesit për presidentin përmes dy rrugëve të mundshme”, deklaroi ai./lajmishqip.net









