Në fjalimin e sotëm drejtuar publikut, Presidenti i SHBA-së Donald Trump përshkroi tre qëllime kryesore të operacionit ushtarak kundër Iranit.
“Qëllimet tona janë të qarta. Së pari, ne shkatërrojmë aftësitë raketore të Iranit… Së dyti, ne shkatërrojmë marinën e tyre… Së treti, ne sigurohemi që sponsori më i madh i terrorizmit në botë të mos ketë kurrë një armë bërthamore… Dhe së fundmi, ne sigurohemi që regjimi iranian të mos mund të vazhdojë të armatosë, financojë dhe drejtojë ushtritë terroriste jashtë kufijve të tij”, tha Trump.
