“Para dy ditësh kishin 11 anije, sot asnjë”: ShBA publikon pamjet e shkatërrimit të flotës iraniane

0 minutes, 40 seconds Read

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka publikuar pamjet e një sulmi ndaj anijeve luftarake iraniane në Gjirin e Omanit, me mesazhin se flota iraniane atje është shkatërruar plotësisht.

Ushtria amerikane thotë se goditi 11 anije të Marinës iraniane si pjesë e sulmeve të saj.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Dy ditë më parë, regjimi iranian kishte 11 anije në Gjirin e Omanit. Sot, ata nuk kanë asnjë”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së, duke bashkëngjitur një video që tregon një nga sulmet.

Regjimi iranian ka ngacmuar dhe sulmuar anijet ndërkombëtare në Gjirin e Omanit për dekada të tëra. Ato ditë kanë mbaruar”, u tha ndër tjera.

“Liria e lundrimit detar ka mbështetur prosperitetin ekonomik amerikan dhe global për më shumë se 80 vjet. Forcat amerikane do të vazhdojnë ta mbrojnë atë”, shtoi CENTCOM.

Publikime te ngjashme