Ndezja e rajonit: dronët iranianë godasin bazën strategjike në Abu Dabi

0 minutes, 36 seconds Read

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar se një sulm me dronë, i ndërmarrë nga Irani, ka shënjestruar direkt bazën detare “Al Salam” në Abu Dabi. Sipas njoftimit zyrtar, goditja ka shkaktuar shpërthimin e një zjarri në ambientet e bazës, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima në radhët e personelit.

Ky akt shënon vazhdimësinë e ofensivës iraniane në rajon për të dytën ditë me radhë. Këto veprime vijnë si kundërpërgjigje ndaj valës fillestare të sulmeve masive të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, të cilat shënjestruan pikat kyçe të regjimit në Teheran. /lajmishqip.net

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Publikime te ngjashme