Bilanci i përgjakshëm në Lindjen e Mesme: vriten ushtarët e parë amerikanë, Centcom sqaron fatin e aeroplanmbajtëses

1 minute, 13 seconds Read

Tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë rënë në detyrë gjatë aksioneve të fundit luftarake, ka bërë të ditur zyrtarisht Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Këto shënojnë viktimat e para në radhët e forcave amerikane që prej fillimit të ofensivës ndaj Iranit të shtunën e kaluar.

Përveç të vrarëve, ushtria amerikane konfirmon se pesë pjesëtarë të tjerë kanë mbetur të “plagosur rëndë” gjatë operacioneve. Sipas protokollit zyrtar të CENTCOM-it, identiteti i ushtarëve të rënë nuk do të bëhet publik për të paktën 24 orë, derisa familjet e tyre të njoftohen plotësisht për humbjen.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjatë deklaratave të tij për nisjen e operacionit ushtarak kundër Iranit, presidenti Donald Trump pati paralajmëruar paraprakisht se ekzistonte mundësia e pashmangshme që SHBA-ja të pësonte viktima në njerëz gjatë këtij konflikti të hapur.

Ndërkohë, Komanda Qendrore Amerikane ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) për goditjen e aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln”. Megjithëse Teherani pretendoi se e kishte goditur mjetin gjigant me raketa balistike, zyrtarët amerikanë deklaruan se mjetet fluturuese as nuk iu afruan objektivit.

Gjithashtu, CENTCOM i ka cilësuar si propagandë të pastër dhe të pavërteta deklaratat mbi fundosjen e ndonjë anijeje luftarake amerikane. Sipas komandës, e gjithë flota mbetet e paprekur dhe në gatishmëri të plotë operacionale në rajon. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme