Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, kanë zhvilluar sot një takim pune mjaft të rëndësishëm.
Fokusimi kryesor i bisedimeve mes dy liderëve ka qenë procesi i ardhshëm për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit, temë kjo që mbetet kyçe për konsensusin politik.
Lidhur me detajet dhe qëndrimet e dalë nga ky takim, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media gjatë mbrëmjes së sotme. /lajmishqip.net









