Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar së fundmi në Doha, kryeqytetin e Katarit. Kjo vjen pas njoftimeve se Irani ka nisur të godasë aleatët strategjikë të SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke e zgjeruar frontin e sulmeve përtej territorit të Izraelit.
Ministri i Jashtëm i Iranit ka deklaruar prerazi se kundërpërgjigja e Teheranit do të përfshijë shënjestrimin e të gjitha bazave ushtarake amerikane në rajon. Ky qëndrim zyrtar është konfirmuar edhe nga burime brenda Ministrisë së Jashtme irakiane.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Fars, disa baza amerikane në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Bahrejn ndodhen aktualisht nën breshërinë e sulmeve nga Irani. Situata mbetet tejet kritike ndërsa operacionet ushtarake po shkallëzohen me shpejtësi në disa fronte simultane./lajmishqip.net
