Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje qytetarëve iranianë që të marrin në dorë kontrollin e qeverisë së tyre, sapo të përfundojnë operacionet ushtarake të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pasi ne të përfundojmë misionin tonë, merrni në dorë drejtimin e shtetit tuaj. Ai do të jetë i juaji për ta zotëruar. Ky është ndoshta shansi juaj i vetëm që do t’ju ofrohet për shumë gjenerata me radhë,” deklaroi Presidenti përmes një mesazhi video.
Gjatë fjalimit të tij, Trump theksoi se po ndërmerr një hap vendimtar dhe të guximshëm, të cilin paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë nuk kishin pasur vullnetin ta ndërmerrnin deri më sot.
“Prej vitesh keni kërkuar ndihmën e Amerikës, por nuk e morët kurrë. Asnjë president nuk ishte i gatshëm të bënte atë që unë po bëj sonte. Tani keni një president që po ju jep atë që dëshironi, prandaj le të shohim reagimin tuaj,” u shpreh ai.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po i mbështesin ata me një fuqi të jashtëzakonshme dhe shkatërruese, duke i bërë thirrje popullit që të marrë kontrollin e fatit të tij dhe të çlirojë të ardhmen e begatë që është pranë.
“Ky është momenti i duhur për të vepruar,” përfundoi Presidenti Trump mesazhin e tij drejtuar popullit iranian. “Mos lejoni që kjo mundësi historike t’ju ikë nga duart.”/lajmishqip.net
