Ekskluzive nga BBV: Shoqëria thyhet me një puthje pasionante, ja çka fshihet pas trekëndëshit të dashurisë

0 minutes, 46 seconds Read

Brenda mureve të shtëpisë së Big Brother VIP ka ndodhur tashmë puthja e parë zyrtare për këtë edicion televiziv.

Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje mjaft pasionante, duke e pasuar këtë moment me përqafime të ngrohta në krahët e njëri-tjetrit.

Të dy protagonistët nuk janë emra të panjohur, pasi ishin pjesë e “Për’Puthen”, ku Keijsi kishte një lidhje me Stelinën, romancë që përfundoi sipas kësaj të fundit pikërisht për shkak të Inës.

Në momentin e hyrjes në shtëpinë më të famshme në vend, ata u deklaruan si miq të mirë, por kjo shoqëri duket se u tejkalua përfundimisht me këtë akt.

Vlen të theksohet se të dy banorët, së bashku me Mirin, Selin dhe Lornën, ndodhen aktualisht në një televotim të ethshëm për qëndrimin në shtëpi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme