Trump dekonspiron mesazhet private të Macronit, zbardhet biseda rreth Grenlandës dhe ftesa sekrete në Paris

0 minutes, 46 seconds Read

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar pamje të mesazheve private (screenshot) të pranuara nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron, përmes aplikacionit të sigurt për komunikim, Signal.

Në këtë komunikim, lideri francez i ka deklaruar hapur Trumpit se “nuk po e kuptonte natyrën e veprimeve të tij në Grenlandë”, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Përveç kësaj, Macron ka sugjeruar organizimin e një samiti të jashtëzakonshëm të G7 në Paris këtë të enjte, duke e ftuar personalisht presidentin amerikan për një darkë të veçantë në kryeqytetin francez.

Autenticiteti i këtij shkëmbimi mesazhesh është konfirmuar tashmë nga një burim i afërt me Macronin, siç raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ky komunikim dëshmon se presidenti francez mbron të njëjtin qëndrim politik si në paraqitjet publike, ashtu edhe në ato private”, ka potencuar tutje ky burim./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme