“Sot do të iki nga shtëpia”: Alba shpërthen në lot pas akuzave të rënda të Limit për moralin

1 minute, 5 seconds Read

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë arritur kulmin këtë të diel, pas një përplasjeje të ashpër verbale mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit.

Situata ka eskaluar kur banori ka lëshuar një sërë akuzash të rënda ndaj saj, duke e etiketuar hapur si “të pamoralshme” dhe “mashtruese”. Kjo ka shkaktuar një reagim të fortë emocional te Alba, e cila mes britmash ka paralajmëruar largimin e saj të menjëhershëm nga formati.

 Foto: Instagram

“Sot do të largohem nga këtu, kam 24 orë që kërkoj daljen. Mos ma vështirëso më tepër situatën, kaq po të them. Të lutem mbaj pak respekt dhe mos përhap gënjeshtra për mua,” u shpreh ajo e revoltuar.

E prekur thellë nga situata, Alba përmendi edhe peshën që këto fjalë kanë jashtë shtëpisë: “Familja ime, babai, mami dhe vëllai janë duke më parë”.

Nga ana tjetër, Limi ia bëri të qartë se do të ndërpresë çdo komunikim me të, duke lënë të kuptohet se nuk do të zbulojë detaje të tjera për publikun. Pas këtij konfrontimi të ashpër, konkurrentja është parë në një gjendje tejet të rënduar psikologjike./lajmishqip.net

 Foto: Instagram

Publikime te ngjashme