Kryeprokurori i Prizrenit paralajmëron komisionerët: Kush falsifikoi votat të mos rrijë i qetë, nisin hetimet

0 minutes, 58 seconds Read

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar nisjen e veprimeve konkrete hetimore pas evidentimit të parregullsive serioze gjatë procesit të rinumërimit të votave në këtë rajon.

Në një prononcim për TV Dukagjini, Kryeziu bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit ka monitoruar procesin dhe, tani që rinumërimi po shkon drejt fundit, janë konstatuar keqpërdorime të qarta të votave brenda listave të subjekteve politike në Prizren.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, duke vepruar me vetiniciativë, ai ka lëshuar autorizim të menjëhershëm për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë provat materiale, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet e të implikuarve.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke tjetërsuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndrojë i qetë; ata do të mbajnë përgjegjësi të plotë penale,” deklaroi prerë Kryeziu.

Ai ritheksoi se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra të rënda penale dhe se drejtësia nuk do të bëjë asnjë kompromis në trajtimin e këtyre rasteve./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme