Trump paralajmëron aleatët: Largohuni nga Irani sa më parë, ndihma për protestuesit është rrugës

0 minutes, 45 seconds Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka dërguar një mesazh të prerë vendeve partnere, duke u bërë thirrje aleatëve të SHBA-së që të largohen menjëherë nga Irani.

Gjatë një vizite zyrtare në një fabrikë në Detroit, lideri amerikan u pyet nga gazetarët nëse vërtet i kishte këshilluar aleatët e Uashingtonit të tërhiqeshin nga ky vend. “Unë mendoj se ata duhet të largohen. Nuk është aspak një ide e keqe”, u përgjigj ai në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Design Plus Carousel Ad

Paralelisht, përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social” këtë të martë, Trump inkurajoi popullin iranian që të vijojë me valën e protestave masive. Ai i kërkoi qytetarëve që të “marrin nën kontroll institucionet shtetërore”, ndërsa përsëriti zotimin e tij të fundit se “ndihma tashmë është rrugës”. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme