Fati i Abdixhikut në dorë të Kuvendit: Kryetari i LDK-së ofron dorëheqjen, por tregon kushtin e vetëm për të qëndruar

0 minutes, 55 seconds Read

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar zyrtarisht se do të ofrojë dorëheqjen e tij nga posti drejtues i partisë. Ky njoftim u bë gjatë një konferencë për media, pas një takimi me strukturat e larta të partisë ku u analizua rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në fjalën e tij, Abdixhiku sqaroi se, ndonëse po hap rrugën për kandidatë të rinj, vendimi përfundimtar i takon organeve të larta partiake. Ai theksoi se në rast se LDK nuk e pranon dorëheqjen e ofruar, ai do të jetë i detyruar të vazhdojë mandatin e tij.

“Nëse Kuvendi i LDK-së refuzon dorëheqjen tim dhe kërkon që unë të qëndroj, atëherë jam i detyruar ta bëj një gjë të tillë. Do të ishte papërgjegjësi t’i shmangesha besimit të anëtarësisë. Megjithatë, kjo mbetet në vullnetin e Kuvendit. Obligimi im është të ofroj dorëheqjen dhe t’u krijoj mundësi të tjerëve që kanë platforma të ndryshme për partinë”, deklaroi Abdixhiku. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme