Ukraina godet “zemrën” e naftës ruse, dronët vetëvrasës shkatërrojnë tri platformat strategjike në detin Kaspik

0 minutes, 27 seconds Read

Forcat ushtarake ukrainase njoftuan këtë të diele se kanë goditur tre platforma të nxjerrjes së naftës në Deti Kaspik në pronësi të kompanisë ruse, Lukoil. Sipas tyre platformat V. Filanovsky, Yuri Korchagin dhe Valery Grayfer u goditën.

“Këto infrastruktura u përdorën për të mbështetur ushtrinë pushtuese ruse. U regjistruan goditje të drejtpërdrejta. Shkalla e dëmit po vlerësohet”, thuhet në deklaratë.

Platformat furnizojnë me karburant ushtrinë ruse, sipas Forcave të Operacioneve Speciale (SSO) të Ukrainës, të cilat kryen sulmet.

Publikime te ngjashme