Në pushimoren “Marsonija” në Kroaci, në afërsi të Slavonski Brodit, të shtunën ka ndodhur një përleshje e dhunshme mes tifozëve të Dinamo Zagrebit, “Bad Blue Boys”, dhe atyre të Cërvena Zvezdës, të njohur si “Delije”.
Sipas raportimeve të mediave kroate, anëtarët e grupit BBB u kishin zënë pritë tifozëve serbë gjatë lëvizjes së tyre në autostradë. Sulmi u përqendrua mbi nëngrupin “Orthodox Boys” të Zvezdës, të cilët po udhëtonin drejt Beogradit.
Gjatë këtij incidenti, tifozët zagrebas tentuan t’u merrnin kundërshtarëve të tyre transparentin kryesor, por pa sukses. Megjithatë, si pasojë e përleshjes, ata arritën t’u rrëmbenin tifozëve serbë pjesë të veshjeve dhe simboleve të tjera që mbanin me vete. /lajmishqip.net
