Burime të Gazetës Insajderi konfirmojnë se para pak çastesh është vënë në pranga edhe Valon Berisha, i cili mbante pozitën e shefit të financave në BKS gjatë mandatit të Sami Mazrekut, i arrestuar po ashtu në mëngjesin e sotëm.
Paralelisht me këtë ndalim, forcat e rendit kanë prangosur edhe dhjetëra individë të tjerë, ndërkohë që numri total i të dyshuarve në këtë aferë korruptive pritet të tejkalojë shifrën prej 40 personash./lajmishqip.net
