Katër persona, dy gra dhe dy burra, kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur sot pasdite pranë Senjit në Kroaci, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në det. Sipas Departamentit të Policisë Lika-Senj, ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 16:30 në vendbanimin Bunica. Ekipet e emergjencës dhe zhytësit u angazhuan menjëherë për nxjerrjen e trupave nga automjeti. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit, ndërsa vlen të theksohet se gjatë ditës ky segment rrugor ka pasur kufizime trafiku për shkak të erës së fortë./lajmishqip.net