Tragjedi në Kalanë e Prizrenit: Humb Jetën një 71-vjeçar, Prokuroria Urdhëron Obduksion

0 minutes, 45 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike pranë mureve të Kalasë së qytetit. Viktima është identifikuar si Mehmet Krasniqi.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, një dëshmitar okular ka raportuar se fillimisht ka dëgjuar një rënkim dhe më pas ka parë viktimën të mbërthyer pas hekurave rrethues, para se të rrëzohej në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, por mjeku kujdestar ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e 71-vjeçarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, ndërsa rasti është duke u hetuar./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme