Netanyahu: Armëpushim në Siri pas ndërhyrjes së Izraelit për mbrojtjen e Druzëve

1 minute, 8 seconds Read

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar sot arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Siri, e cila pason sulmet izraelite kundër forcave siriane në jug të Damaskut me qëllim mbrojtjen e komunitetit Druz.

“Ne kemi vendosur një politikë të qartë: demilitarizimin e zonës në jug të Damaskut dhe mbrojtjen e vëllezërve tanë, Druzëve. Urdhërova Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të veprojnë me forcë, pasi regjimi sirian dërgoi ushtrinë në jug dhe masakroi Druzët. Si rezultat i veprimeve tona intensive, është arritur një armëpushim dhe forcat siriane janë tërhequr drejt Damaskut,” deklaroi Netanyahu.

Sulmi izraelit u ndërmor pas urdhrit të kryeministrit për të goditur forcat siriane, të cilat sipas tij kishin kryer masakra ndaj Druzëve, një komunitet arab me besim të veçantë fetar, raporton lajmishqip.

Sipas gazetës “Jerusalem Post”, Netanyahu konsideron se ofensiva ushtarake izraelite ishte vendimtare për arritjen e armëpushimit dhe detyrimin e ushtrisë siriane për t’u tërhequr.

Ndërkohë, qeveria siriane ka konfirmuar tërheqjen e forcave të saj nga zonat e banuara me Druzë, ndërsa udhëheqësi shpirtëror i këtij komuniteti, Sheiku Yousef Jarbou, ka deklaruar për Reuters se është arritur një marrëveshje me Damaskun me hyrje të menjëhershme në fuqi, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme