Uran Ismaili konfirmon kandidaturën për kryetar të Komunës së Prishtinës

1 minute, 0 seconds Read

Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e Prishtinës.

Përmes një video-prezantimi në profilet e tij zyrtare, Ismaili ka paraqitur arsyet e rikandidimit, duke shprehur bindjen se kryeqyteti meriton një qeverisje më të mirë dhe më efikase.

Në video-mesazh, Ismaili shfaqet në lokacione të ndryshme të Prishtinës, duke theksuar se kjo kandidaturë buron nga përkushtimi i tij personal dhe nevoja për një vizion të ri për qytetin.

“Pyetjes se pse po kandidoj sërish, i përgjigjem thjesht: Ky është qyteti im. Këtu u rrita, këtu jetoj dhe këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, si qytetarë, të bashkohemi për Prishtinën”, deklaron ai.

Ismaili potencoi se qytetarët nuk mund të presin ndërkohë që të tjerët eksperimentojnë dhe bllokojnë jetën në kryeqytet. Ai shtoi se shërbimi ndaj Prishtinës mbetet nderi më i madh për të.

“Është koha të veprojmë për Prishtinën dhe unë nuk kam ndërmend të dorëzohem,” përfundoi ai, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen për të sjellë ndryshimin e nevojshëm, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme