Kryeziu (KDI): Për shkak të bllokadës, Kosova rrezikon të humbasë 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

0 minutes, 44 seconds Read

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se bllokada tre-mujore e Kuvendit po prodhon pasoja të drejtpërdrejta dhe të dëmshme për qytetarët e vendit.

Sipas tij, pasoja më e rëndë e kësaj krize institucionale është pamundësia e Kosovës për të përfituar nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. “882 milionë euro janë të bllokuara për shkak të një kuvendi që nuk po konstituohet.

Design Plus Carousel Ad

Ky është një dëm nga interesat e ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një reagim publik. Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor mundëson alokimin e këtyre fondeve, por disbursimi i tyre kushtëzohet me ratifikimin e marrëveshjeve përkatëse në Kuvend. Pa një Kuvend funksional, ky proces jetik për zhvillimin ekonomik të vendit mbetet i bllokuar, raporton lajmishqip.

 

Publikime te ngjashme