Rasti “Ademaj”: Të akuzuarit në gjykatore nën masa të rrepta sigurie, sot pritet të dëshmojë vëllai i viktimës

0 minutes, 38 seconds Read

Ka nisur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës një seancë e re gjyqësore në rastin e profilit të lartë të vrasjes së Liridona Ademajt. Të tre të akuzuarit janë sjellë në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurie, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të dëshmojë vëllai i viktimës, Leonard Ademaj.

Të pranishëm në seancë janë Naim Murseli, ish-bashkëshorti i viktimës dhe i akuzuari kryesor; Granit Plava, i akuzuari për kryerjen e vrasjes me pagesë; dhe Kushtrim Kokalla, i akuzuari për bashkëpunim. Paraqitja e Murselit në gjyq vjen pasi ekzaminimi psikiatrik konstatoi se ai është në gjendje të rregullt mendore dhe i aftë për të ndjekur procesin gjyqësor/insajderi.org

Publikime te ngjashme