Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur t’u urojë qytetarëve një javë të mbarë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e tij pamje nga plazhet publike në Durrës. Fotografitë shfaqin pushues të shumtë duke shijuar ditët e nxehta të verës në hapësirat relaksuese të bregdetit.
“Mirëmëngjesi, dhe me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Kryeministri Rama në postimin e tij, raporton lajmishqip.