Fluksi i mërgimtarëve në Kosovë, gjendja aktuale në pikat kufitare: Pritje deri në 40 minuta tek “Dheu i Bardhë”

0 minutes, 30 seconds Read

Me fillimin e sezonit të verës, ka nisur edhe fluksi i shtuar i mërgimtarëve që kthehen për pushime në Kosovë. Megjithatë, situata në pikat e kalimit kufitar paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e vetmja pikë ku ka pritje më të theksuara është ajo tek “Dheu i Bardhë”, ku koha e nevojshme për të kaluar kufirin është rreth 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje, nuk raportohet për kolona apo vonesa, raporton lajmishqip.

 

Publikime te ngjashme