Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në tentativën e 46-të, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate kanë ndërmarrë një veprim të pazakontë.
Ata po refuzojnë të largohen nga salla e seancave plenare, duke qëndruar brenda saj në shenjë pakënaqësie dhe proteste ndaj mënyrës se si po menaxhohet procesi i bllokuar i formimit të institucioneve të reja, raporton lajmishqip.