Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton ka ndarë 32 milionë euro për mbrojtjen e personave që po gjykohen në Hagë.
Ajo ka theksuar se të gjitha obligimet financiare janë përmbyllur plotësisht, duke i hedhur poshtë si shpifje pretendimet për ndalimin e fondeve. “Të gjithë ata që kanë thënë se Ministria e Drejtësisë i ka ndalur fondet po shpifin, sepse kjo nuk qëndron”, deklaroi Haxhiu, raporton lajmishqip.