Pak para nisjes së vazhdimit të 46-të të seancës konstituive, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, e ka cilësuar si shqetësuese bllokadën aktuale politike.
Duke folur për media, ajo konfirmoi gatishmërinë e kryetarit të partisë së saj, Fatmir Limaj, për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje.
Sipas saj, serioziteti i Limajt ka çuar në takime me të gjithë liderët. “Sigurisht që do ta takojë”, tha Krasniqi, duke shtuar se “qëllimi i tij është që Kosovës t’ia jap institucionet e veta”, raporton lajmishqip.