Fjalimi i Presidentit Erdogan për paqe dhe çështjen kurde përlot Zonjën e Parë, Emine Erdogan

0 minutes, 50 seconds Read

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur një fjalim me rëndësi të veçantë historike gjatë një takimi të Partisë AK, ku ka përcjellë mesazhe të fuqishme për procesin e çarmatimit të PKK-së dhe për një “Turqi pa terror”.

Duke folur në takimin konsultativ në Kızılcahamam, Erdogan theksoi vëllazërinë shekullore mes popullit turk dhe atij kurd. Këto deklarata u pritën me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë.

Megjithatë, momenti që tërhoqi më së shumti vëmendjen e mediave ishte reagimi emocional i bashkëshortes së tij, Zonjës së Parë, Emine Erdogan. Ajo nuk i përmbajti dot lotët gjatë fjalimit të tij prekës.

Në përfundim të fjalimit, pamjet e saj duke përqafuar me lot në sy bashkëshortin u regjistruan dhe u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë një nga momentet më të komentuara të ngjarjes, raporton lajmishqip.

 

Publikime te ngjashme