IPK kërkon suspendimin e tre policëve në Klinë për keqtrajtim dhe deklarime kontradiktore

0 minutes, 57 seconds Read

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Klinë, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve dhe keqtrajtim të një qytetari gjatë një incidenti të ndodhur më 28 qershor 2025. Hetimi fillestar ka zbuluar një kontradiktë të plotë mes versioneve të paraqitura në raportet zyrtare të policëve dhe provave faktike, përfshirë video-incizimet e ngjarjes.

Hetuesit e IPK-së nisën procedurat pas raportimit të rastit, i cili ndodhi në rrugën “Ismail Qemajli”, brenda oborrit të shtëpisë së qytetarit. Gjetjet e para tregojnë se zyrtarët policorë dyshohet se kanë përdorur forcë të tepruar gjatë intervenimit të tyre. Për shkak të këtyre gjetjeve, IPK ka vepruar në përputhje me autorizimet e tij ligjore.

Bazuar në provat e mbledhura, rekomandimi për suspendim është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se zyrtarët kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Për të zbardhur plotësisht rastin, hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme