Murati akuzon deputetët e partive opozitare: “Po shkelin Kushtetutën…”

1 minute, 3 seconds Read

Ministri në detyrë i financave, njëherit deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka akuzuar partitë e tjera politike për shkelje të Kushtetutës, duke mos votuar komisionin për votim të fshehtë për kryetaren e Kuvendit.

Ai pas dështimit të seancës konstituive, ka thënë se është detyrim i tyre kushtetues që të marrin pjesë në votim.

Murati tha se aktgjykimi në asnjë pikë nuk thotë se votimi i fshehtë është anti-Kushtetues.

“Mbi 30 herë kemi parë partitë opozitare teksa refuzojnë të marrin pjesë në votim, pra refuzojnë të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues, nën pretekstin që gjoja votimi i fshehtë për kryetaren e kuvendit, na qenka anti-Kushtetues… Tashmë ne të gjithë e kemi lexuar aktgjykimin i cili në asnjë pikë të vetme nuk e thotë një gjë të tillë. Votimi i fshehtë, përkundrazi e thekson se deputetët mund të votojnë në mënyrë të hapur apo të fshehtë dhe që është detyrim i secilit deputet të jetë prezent të marrë pjesë në votim. Ata që shkelën vetë Kushtetutën ishin deputetët e opozitës duke mos marrë pjesë në votim, shkelësit e Kushtetutës edhe në këtë seancë, tanimë të konfirmuar nga aktgjykimi”tha Murati./Kosovapress

Publikime te ngjashme