Vance qartëson qëndrimin amerikan: S’jemi në luftë me Iranin, por me programin bërthamor të tij

1 minute, 8 seconds Read

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se SHBA nuk është në luftë me Iranin, duke theksuar se konflikti është i përqendruar ekskluzivisht te programi bërthamor i Teheranit dhe se ai nuk ka frikë se luftimet do të zgjasin.

“Nuk jemi në luftë me Iranin. Jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit,” këmbënguli Vance.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Duke folur për të qartësuar objektivat e Uashingtonit, Vance shtoi se SHBA nuk synon ndryshimin e regjimit në Teheran, një qëndrim ky që bie ndesh me thirrjet e disa zyrtarëve të lartë izraelitë. Ai po ashtu theksoi se Amerika “nuk ka interes” të dërgojë trupa ushtarake në terren.

Ky qëndrim vjen në linjë me doktrinën e Presidentit Donald Trump për të mos e përfshirë Amerikën në “lufta të përjetshme”. Deklaratat e Vance shihen si një përpjekje për të qetësuar një pjesë të bazës politike ‘MAGA’, e cila ka shprehur shqetësim dhe përçarje pas vendimit për të goditur Iranin.

Zëra të tjerë të rëndësishëm në Uashington, përfshirë zyrtarin e Pentagonit, Pete Hegseth, po ashtu kanë përforcuar idenë se bëhet fjalë për një sulm të kufizuar dhe jo për fillimin e një lufte të zgjatur, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme