Pas miratimit të sulmeve ndaj bazave bërthamore iraniane nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Republika Islamike e Iranit kishte paralajmëruar se në rast të një sulmi të tillë, do të pasonte një përgjigje e ashpër, e cila tashmë shihet si e pashmangshme.
Sipas një vlerësimi të publikuar nga “New York Times”, Irani mund të përdorë raketat e tij balistike për të goditur bazat ushtarake amerikane të pozicionuara në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Mesdheut. Rrezja e këtyre raketave mbulon një territor të gjerë, duke përfshirë pjesën më të madhe të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe duke u afruar edhe pranë Shqipërisë.
Një shqetësim shtesë paraqet fakti se shumica e raketahedhësve iranianë janë të lëvizshëm, çka u mundëson forcave iraniane të ndryshojnë pozicionin e tyre për të maksimizuar efektin e goditjeve. Në këtë kontekst, një pjesë e madhe e bazave amerikane rezultojnë brenda rrezes së këtyre raketave, duke rritur ndjeshëm tensionin dhe mundësinë për një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake.
Në një reagim të fortë pas sulmeve, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e çdo përpjekjeje diplomatike.
“Ja Pas miratimit të sulmeve ndaj bazave bërthamore iraniane nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm. Republika Islamike e Iranit kishte paralajmëruar se në rast të një sulmi të tillë, do të pasonte një përgjigje e ashpër, e cila tashmë shihet si e pashmangshme.
Sipas një vlerësimi të publikuar nga “New York Times”, Irani mund të përdorë raketat e tij balistike për të goditur bazat ushtarake amerikane të pozicionuara në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Mesdheut. Rrezja e këtyre raketave mbulon një territor të gjerë, duke përfshirë pjesën më të madhe të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe duke u afruar edhe pranë Shqipërisë.
Një shqetësim shtesë paraqet fakti se shumica e raketahedhësve iranianë janë të lëvizshëm, çka u mundëson forcave iraniane të ndryshojnë pozicionin e tyre për të maksimizuar efektin e goditjeve.
Në këtë kontekst, një pjesë e madhe e bazave amerikane rezultojnë brenda rrezes së këtyre raketave, duke rritur ndjeshëm tensionin dhe mundësinë për një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake.
Në një reagim të fortë pas sulmeve, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e çdo përpjekjeje diplomatike.
“Javën e kaluar, ishim në negociata me SHBA-në kur Izraeli vendosi të hedhë në erë atë diplomaci. Këtë javë, zhvilluam bisedime me E3 (grupi i ministrave europianë) kur SHBA vendosi të hedhë në erë atë diplomaci”, shkroi Araghchi në rrjetin social X.
Ai iu drejtua me tone të ashpra edhe Britanisë së Madhe dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian: “Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezë. Por si mund të kthehet Irani në diçka që kurrë nuk e ka lënë, e jo më ta ketë shkatërruar vetë?”, u shpreh ai. Këtë javë, zhvilluam bisedime me E3 (grupi i ministrave europianë) kur SHBA vendosi të hedhë në erë atë diplomaci”, shkroi Araghchi në rrjetin social X.
Ai iu drejtua me tone të ashpra edhe Britanisë së Madhe dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian: “Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezë. Por si mund të kthehet Irani në diçka që kurrë nuk e ka lënë, e jo më ta ketë shkatërruar vetë?”, u shpreh ai.