Kurti: “Cep më cep deri më 9 shkurt, drejt fitores së 500 mijë zemrave që rrahin por si një, tek numri 118”

0 minutes, 34 seconds Read

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka nisur fushatën zgjedhore në Komunën e Gjakovës, ku ka thënë se nga aty do të vazhdojnë në të gjithë vendin.

Kryeministri Kurti, tutje tha se cep më cep kështu do të vazhdojnë deri më 9 shkurt, drejt fitores së 500 mijë zemrave që rrahin por si një te numri 118.

“E filluam nga Gjakova, e nga aty vazhdojmë në krejt Republikën, cep më cep deri më 9 shkurt, drejt fitores së 500 mijë zemrave që rrahin por si një te numri 118.

Falemnderit Gjakovë! Ju dua fort!”, ka bërë të ditur kryeministri Kurti në një postim në facebook.

Publikime te ngjashme