Pas raportimit të KosovaNews, IPK rekomandon suspendimin nga puna të Drejtorit Rajonal për Kufi Nexhmi Krasniqi, pasi mori pjesë në tubimet elektorale të PDK-së!

0 minutes, 33 seconds Read

KosovaNews dje raportoi ekskluzivisht për përfshirjen e kolonel  Nexhmi Krasniqi  i cili mban poziten e Drejtorit Rajonal për Kufi në Policinë e Kosovës  në fushatën elektorale të PDK-së në Prizren.

Nexhmi Krasniqi u pa në disa fotografi të publikuara në facebook nga kandidati i PDK-së Fatbardh Rexha ku së bashku me Nait Hasanin kishin organizuar një tubim me simpatizantë të kësaj partie në Prizren.

Sipas burimeve të KosovaNews brenda Inspektoratit të Policisë së Kosovës pas raportimit në media  Inspektorati Policor ka marrë masa të menjëhershme dhe sot ka rekomanduar që të suspendohet nga puna Drejtori Rajonal për Kufirin Perendimor Nexhmi Krasniqi.

Publikime te ngjashme