Kanali televiziv amerikan ABC7 së fundmi ka transmetuar një kronikë kushtuar artistes shqiptare, Parashqevi Simaku.
Kjo hapësirë televizive nuk iu dha rastësisht Simakut pasi ishte ABC7, që risolli në vëmendje figurën e Parashqevi Simakut.
Media e huaj teksa jepte edicionin informativ më 10 dhjetor ka shfaqur bamirësinë e qytetarëve për rastin e festave ku shihet teksa ata shpërndajnë dhurata për të pastrehët në rrugët e New York-ut.
Në video shfaqet një grua e pastrehë e cila u identifikua nga shikuesit shqiptarë si këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku.
Kanë mjaftuar pak orë që ajo video të bënte xhiron e rrjetit, video kjo që tronditi opinionin publik shqiptar, duke nxitur diskutime mbi gjendjen aktuale të artistes dhe arsyet që mund ta kenë çuar në këtë situatë.
Pas publikimit të kësaj videoje, u publikuan edhe pamje të tjera ku Simaku shfaqej duke biseduar me një grua shqiptare. Në këto biseda, ajo shprehej se kishte harruar gjuhën shqipe, pasi prej vitesh komunikonte vetëm në anglisht.
Menjëherë pas publikimit të kësaj video, Elton Ilirjani, një sipërmarrës shqiptar që jeton në SHBA, ndërmori një iniciativë për të ndihmuar Parashqevi Simakun. Ai i siguroi Simakut një banesë.
Erbeli një fanse e Parashqevi Simakut tregon për ABC7 se ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun, e cila kishte qëndruar me familjen e saj në Nju Xhersi në vitin 1986 kur ajo niste karrierën e saj.
“Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha fansja Bale Erbeli.
Parashqevi Simaku tha për Eyewitness News se askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por se ajo po bëhet më mirë dhe komuniteti vazhdon ta mbështesë.