30 ditë paraburgim për Jovan Viçentieviq, të dyshuarin e sulmit në Ibër-Lepenc

0 minutes, 51 seconds Read

I dyshuari Jovan Viçentieviq ka dal nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pas caktimit prej 30 ditësh paraburgim nga kjo gjykatë për sulmin në kanalin Ibër-Lepencit.

 

Viçentieviq është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar në lidhje me sulmin e fundit që ndodhi në kanalin e “Ibër Lepencit”.

Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje tjera.

Lidhur me sulmin terrorist janë shoqëruar në stacionin policor 10 persona, ku dy prej tyre D.V dhe D.M janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt.

Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet hetimore për këtë rast.

Publikime te ngjashme